Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar takimin e përfaqësuesve të LDK-së me ambasadorin Richard Grenell, gjatë ditës së sotme.
Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se shpreson se pas këtij takimi me ambasadorin, Richard Grenell të ketë bashkëpunim për formuar qeverinë e re.
“Shpresoj të thellojmë bashkëpunimin me Ambasadorin Grenell në qeverinë e re, e cila duhet të formohet në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur me 6 tetor”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.