image Vjosa Osmani e quan inspirues fjalimin e Zelenskyt

Politikë

Vjosa Osmani e quan inspirues fjalimin e Zelenskyt

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin e Dohas në shtetin e Katarit, ku ka mbajtur fjalim virtual sot edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Presidentja Osmani, e ka quajtur fjalimin e Zelenskyt “prekës” dhe “inspirues”.

Një tjetër fjalim i prekshëm dhe frymëzues nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Forumin e Dohas. Pritjet ndaj apelit të tij tregojnë se solidariteti me popullin ukrainas janë mbarëbotërore”, ka shkruar ajo.

Presidentja po ashtu ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit krahas liderëve të ndryshëm botëror, ku po diskutohet trajtimi i sfidave bashkëkohore duke kërkuar zgjidhje inovative.

/GazetaSinjali/