Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Forumin e Dohas në shtetin e Katarit, ku ka mbajtur fjalim virtual sot edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Presidentja Osmani, e ka quajtur fjalimin e Zelenskyt “prekës” dhe “inspirues”.
“Një tjetër fjalim i prekshëm dhe frymëzues nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Forumin e Dohas. Pritjet ndaj apelit të tij tregojnë se solidariteti me popullin ukrainas janë mbarëbotërore”, ka shkruar ajo.
Presidentja po ashtu ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit krahas liderëve të ndryshëm botëror, ku po diskutohet trajtimi i sfidave bashkëkohore duke kërkuar zgjidhje inovative.