LDK, PDK dhe koalicioni Nisma-AKR-PD kanë paraqitur ankesa në PZAP, duke kërkuar rinumërimin e votave në zgjedhjet e së dieles, derisa AAK-ja e ka pranuar rezultatin.
Për këtë ka reaguar zyrtarja e VV-së, Albulena Haxhiu, duke i cilësuar këto kërkesa si mënyrë shpëtimi nga humbja, shkruan Gazeta Sinjali.
“Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi.
Qytetarët kanë folur me 6 tetor”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka thënë se ka marrë telefonata nga shumë qytetarë për këtë çështje, por ka theksuar se vullneti i tyre do të jetësohet. /Gazeta Sinjali/