Që kur Fifi dhe partneri i saj i ri, Adis Patushi, konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë, duke i dhuruar njëri-tjetrit puthje në publik, ky raport u bë kryetemë i mediave rozë.
Adhuruesit e këngëtares prisnin edhe reagimin e Granit Canës, modelit ndaj të cilit Fifi kishte shprehur haptas pëlqimin e saj sa ishin në shtëpinë e Big Brother VIP, shkruan Gazeta Sinjali.
Skenat e shpeshta të xhelozisë që bënte Fifi, kur banoret e tjera i afroheshin Granitit, përforcuan dyshimet se ky pëlqim mund të kishte shkuar më larg.
Dhe zyrtarizimi i lidhjes së re, duket se e ka zhgënjyer Granitin, i cili shumë herë u akuzua se po e përdor Fifin për lojë.
“Kush është fallco ose i vërtetë, tani duke shumë qartë”, shkroi ai në një Instastory, duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lotë dhe shenjën e paqes.