Përleshja verbale me tifozët në barazimin dramatik 2:2 të dielën kundër Crystal Palace, ia ka sjellur dënimin e parë kapitetin të Arsenalit, Granit Xhakës.
Para ndeshjes kundër Liverpoolit, trajneri Enai Emery ka konfirmuar se Xhaka nuk do të luajë mbrëmjen e nesërme, transmeton Gazeta Sinjali.
Emery refuzoi të tregojë nëse Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiten i klubit londinez.
Të dielen, pas vendimit për t’u zëvendësuar, Xhaka mori fishkëllima nga tifozët në Emirates. Sulmuesi nga Kosova nuk duroi, duke u përgjigjur tifozëve me dorën pas veshit. Ai pastaj e zhveshi fanellën i nervozuar dhe u fut në tunell drejt zhveshtores. /Gazeta Sinjali/