image Vjehrri e bën për spital renë e tij, arrestohet nga policia

Kosovë

Detaje/ Vjehrri e bën për spital renë e tij, arrestohet nga policia

news image

Një person është arrestuar dje në Mitrovicë, pasi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nuses së djalit të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhune psikike dhe fizike ndaj nuses së djalit të tij viktimës femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./ Gazeta Sinjali/