image Vjehrra tenton ta sulmojë me thikë dhëndrin në Prishtinë

Siguri

Vjehrra tenton ta sulmojë me thikë dhëndrin në Prishtinë

news image

Një grua në Prishtinë është arrestuar dje nga policia, pasi që dyshohet se ka tentuar ta sulmojë me thikë, dhëndrin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Në orën 07:50 të mëngjesit, vjehrra kishte shkuar në shtëpinë ku banon bashkëshorti i vajzës së saj dhe dyshohet se me vete kishte pasur një thikë me të cilën kishte tentuar ta sulmojë, mirëpo dhëndri kishte arritur me kohë të ia largojë thikën nga dora.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka gjetur thikën dhe të njëjtën e ka konfiskuar.

Vjehrrës dhe dhëndrit të dyve iu është dhënë ndihma mjekësore.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Gazeta Sinjali/