image Vjedhje e rëndë: Prishtinasit i hyrën hajnat në dhomën e fjetjes, vodhën ari dhe 100 euro

Kosovë

Siguri/ Vjedhje e rëndë: Prishtinasit i hyrën hajnat në dhomën e fjetjes, vodhën ari dhe 100 euro

news image

Dje në fshatin Qagllavicë të Prishtinës ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Siç njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali, një person ka raportuar se hajnat i kanë hyrë në dhomën e fjetjes, ku kanë vjedhur stoli ari e argjendi si dhe 100 euro para të gatshme.

“Qagllavicë 15.01.2020, 17:55,  Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje. Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët  në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin  e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar. /Gazeta Sinjali/