image Vjedhje e rëndë në Veternik të Prishtinës

Siguri

Siguri/ Vjedhje e rëndë në Veternik të Prishtinës

news image

Një furgon, para të gatshme dhe mallëra të ndryshme janë vjedhur mbrëmë në një depo në lagjen Veternik të Prishtinës.

Personit që iu kanë vjedhur gjërat materiale ka raportuar në polici se hajnat kanë depërtuar me forcë në depo.

“Lagja Veternik, Prishtinë 06/07.01.2020 – 19:00-07:50. Viktima mashkull -ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në depon e tij, me ç ‘rast i kanë vjedhur një automjet – kombi me targa lokale, para të gatshme dhe mallra të ndryshëm”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar. /Gazeta Sinjali/