Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në parkingun e dyqanit “Pierre Cardin”, në Çagllavicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një person brenda vetëm dhjetë sekondash ka thyer xhamin e një veturë që ishte e parkuar dhe nga aty ka vjedhur një çantë dore.
Pronari i veturës ka thënë për Gazetën Sinjali se rasti ka ndodhur sonte rreth orës 18:00.
Ai tha se në çantën e dorës ka pasur të holla, dokumentet dhe çelësat e banesës.
Gazeta Sinjali ka provuar që ta konfirmojë rastin edhe në polici, por nga zyra e mediave kanë thënë se deri në këto momente nuk janë në dijeni për një rast të tillë.
Pronari i veturës ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali edhe fotografi të veturës së dëmtuar, si dhe video nga momenti kur u krye vjedhja, të cilat i gjeni më poshtë./Gazeta Sinjali/