image Vjedhje e rëndë në Prishtinë - Cak i hajnave zyrtari i Mjekësisë Ligjore

Siguri

Vjedhje e rëndë në Prishtinë – Cak i hajnave zyrtari i Mjekësisë Ligjore

news image

Dje në rrugën “Zija Shemsiu” në Prishtinë është kryer një vjedhje e rëndë. Hajnat këtë herë cak kishin një zyrtar të Mjekësisë Ligjore, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se ky zyrtar ka raportuar se persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedhur një aparat, pronë e Mjekësisë Ligjore.

Policia ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për këtë rast dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/