image Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Prizren, hajnat u futën nga dritarja

Siguri

Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Prizren, hajnat u futën nga dritarja

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Sali Saramati”, në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbrëmë rreth orës 23:30, hajnat kanë depërtuar me forcë brenda një shtëpie, duke u futur nga dritarja.

Sipas pronarit të shtëpisë, të dyshuarit kanë arritur që të vjedhin para të gatshme, stoli ari dhe një koleksion të orëve.

Rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/