image Vjedhje e rëndë në një lokal të lojërave elektronike në Suharekë

Siguri

Vjedhje e rëndë në një lokal të lojërave elektronike në Suharekë

news image

Lokali “Playstacion” që gjendet në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë, ka qenë cak i hajnave mëngjesin e djeshëm, në të cilin ata kanë vjedhur pajisje në vlerë të mijëra eurove, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Prokurorisë Themelore në Prizren i kanë thënë Sinjalit se disa persona të dyshuar kanë hapur me forcë derën e lokalit dhe kanë depërtuar brenda.

Pronari i këtij lokali u ka thënë hetuesve policorë se të dyshuarit kanë vjedhur shtatë televizorë, vlera e të cilëve është rreth 2 mijë e 700 euro dhe pesë aparate të playstacion në vlerë të 1 mijë e 500 eurove, si dhe 30 euro para të gatshme.

Sinjali mëson se policia nuk ka arritur që të arrestojnë ende ndonjë person të dyshuar për këtë rast, i cili është klasifikuar si “Vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/