Vjedhjet e rënda vazhdojnë të ndodhin nëpër lokale të ndryshme. Një e tillë, është raportuar në rrugën “Mehmet Isai” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se vjedhja ndodhi dje në orën 04:09.
Burimet shtojnë se një pronar i një lokali, ka njoftuar se disa persona të panjohur janë futur në lokalin e tij dhe kanë vjedhur pajisje kompjuterike me vlerë 20.000 euro. /Gazeta Sinjali/