Dje herët në mëngjes është kryer një vjedhje e rëndë në një depo në rrugën Prishtinë – Shkup.
Siç njofton Policia, në depo janë vjedhur mjete pune dhe makina elektrike, vlera e të cilëve sipas peonarëve vlerësohet e lartë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Prishtinë – Shkup 07.05.2020 – 05:48. Dy viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në depon e tyre dhe kishin vjedhë mjete pune disa prej tyre edhe makina elektrike vlera e të cilave sipas viktimave vlerësohet e lart”, njofton Policia.
Në vendin e ngjarjes dje kanë dalë njësitë policore dhe tani janë duke e hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/