Një banesë në rrugën “Malush Kosova”, në Prishtinë ka qenë cak i hajnave mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:39, raporton Gazeta Sinjali.
Pronari i banesës ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë hapur me forcë derën dhe brenda kanë vjedhur një kasafortë.
Ai u ka thënë hetuesve policorë se brenda kasafortës ka pasur stoli ari, një telefon celular, si dhe disa dokumente personale të tij dhe të familjarëve të tij.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia, e cila ka njoftuar se është duke e hetuar rastin, që është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”./Gazeta Sinjali/