image Vitia thumbon Haxhiun: Deklarata të papërgjegjshme ndikuan që qytetarët të mos vaksinohen me AstraZeneca

Shëndetësi

Vitia thumbon Haxhiun: Deklarata të papërgjegjshme ndikuan që qytetarët të mos vaksinohen me AstraZeneca

news image

Ministri Vitia sot gjatë konferencës ka folur edhe për vaksinat të llojit AstraZeneca të cilat raportoheshin se janë pa afat dhe nuk janë të sigurta.

I pyetur nga gazetarët për sigurinë dhe afatin e vaksinave AstraZeneca, ministri u përgjigj se ato janë të sigurta, madje edhe të aprovuara nga EMA, por nga disa teori konspirative kanë ndikuar te qytetarët që të mos e marrin atë.

“Vaksinat AsktraZeneca janë të sigurta dhe janë aprovuar nga EMA, por disa teori konspirative në fakt më shumë se diçka tjetër në raport me vaksinën AsteraZeneca, e dorën në zemër edhe disa deklarata të papërgjegjshme jo vetëm për vaksinën, por edhe për afatin e skadimit të tyre bëri që qytetarët në masë të madhe të hezitojnë të marrin këtë vaksinë”, tha ai.

Vitia, tutje shtoi se kur ka filluar procesi i vaksinimit me këtë vaksinë interesimi i qytetarëve ka qenë në numër të madh, por më pas ka rënë në masë shumë të madhe.

“Ne kur kemi filluar vaksinimin me këtë vaksinë dhe kur ju kemi bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen nga 14-15 mijë të interesuar gjatë ditës, numri i të interesuarve ka rënë në 5 ose 6 mijë të tillë dhe një pjesë e madhe dhe e atyre që kanë pasur termin dhe kanë shkuar aty të vaksinohen, nuk kanë dashur të vaksinohen kur e kanë kuptuar se është vaksina AstraZeneca, pra për shkak të këtyre deklaratave”, theksoi ministri.

Kujtojë që ishte deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ai i cili kishte shkruar se disa prej 183 mijë vaksinat të dhuruara nga Norvegjia si donacion për Kosovën ju ka skaduar afati më 30 qershor të këtij viti.

/GazetaSinjali/