image Haxhiu-Kurtit: Me Thaçin e Veselin e kemi ngreh zhag Gjuriqin, me ty në qeveri hyri çizmja e Serbisë

Politikë

Haxhiu-Kurtit: Me Thaçin e Veselin e kemi ngreh zhag Gjuriqin, me ty në qeveri hyri çizmja e Serbisë

news image

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit ka nisur disa kritika për qeverisjen e Albin Kurtit, teksa i ka kërkuar llogari pse i njëjti e ka lejuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq ta shante në një takim në Bruksel, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu së pari i nisi disa kritika se pse Kurti nuk ka treguar më herët se është sharë nga Vuçiqi në sy të ndërkombëtarëve, teksa i njëjti tha se një gjë e tillë nuk ka mundur të ndodh assesi ndaj ish-presidentit Thaçi gjatë kohës kur ishte përball Vuçiqit.

“Pse nuk ke tregu me kohë në Kuvend që të ka sharë Vuçiqi? Ti personalisht ke mujt me e duru të sharën e Vuçiqit, por ai nuk të ka sharë si Albin Kurt, por si kryeministër i Kosovës”, pyeti ai.

“Për herë të parë pas vitit 1999-tës, me Albin Kurtin në Qeveri çizmja e Serbisë ka shkelur në Kosovë. Kjo nuk është rastësi, sepse me Hashim Thaçin e Kadri Veselin nuk kanë guxu as me mendu e lëre më me mendu. Ka hyrë Gjuriqi një herë pa leje në Kosovë, po zhag e kena ngreh prej veriut deri në Prishtinë”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/