image Haxhiu: Nëse Kurti ka pak dinjitet jep dorëhqje dhe shkojmë në zgjedhje - e shohim pastaj se kush po zhduket

Politikë

Haxhiu: Nëse Kurti ka pak dinjitet jep dorëhqje dhe shkojmë në zgjedhje – e shohim pastaj se kush po zhduket

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku tha ironizoi sot në një konferencë për shtyp, duke thënë se nëse shkojnë në zgjedhje, opozita mund të zhduket.

Haxhiu ka thënë se Kurti ka frikë nga zgjedhjet dhe se ato nuk po i konvenojnë pasi është i vetdijshëm se marrin fund gënjeshtrat e manipulimet në qeverisjen e tij.

Ai ka sfiduar Kurtin që nëse ka sado pak dinjitet të japë dorëheqje dhe të shkojnë në zgjedhje, dhe më pas – sipas Haxhiut – e shohin se kush do të zhduket.

Postimi i plotë i tij:

Albin Kurti ka frikë nga zgjedhjet.

Zgjedhjet nuk po i konvenojnë kryemashtruesit Albin Kurti, pasi është i vetëdijshëm se marrin fund gënjeshtrat, manipulimet, korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverisjes së tij.

Kush ka frikë nga zgjedhjet, ka frikë nga sovrani dhe verdikti i tij e këtë e din mirë Albin Kurti, qe genjshtrat e tij kanë marr fund.

Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëhqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet dhe hajnit e tij me Martinin Berishën, Nagipi Krasniqin, Rozeten & Ridin me rezerva shtetrore.

Albini brengoset vetëm për karrigen e tij të cilën po e shfrytezon me i mbulu korrupsioni dhe nepotizmin në Qeverisjen e tij.

Kur u ba Albini me u brengos për opozitën?!🤣

/GazetaSinjali/