Jose Mourinho është emëruar trajner i Tottenhamit mëngjesin e sotëm, duke e zëvendësuar trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino.
Lajmi për emërimin e tij si trajner i Tottenhamit ka qenë befasues për shkak të kaluarës së tij me Chelsean. Mourinho është bërë legjendë sa ishte trajner i rivalit lokal të përbetuar të Spurs.
Gjatë periudhës së dytë si trajner i Chelsea në vitin 2014, trajneri portugez kishte deklaruar se kurrë nuk do t’i bashkohej Tottenhamit, shkruan insporti.
Po ashtu ishte raportuar se Tottenham kishte kontaktuar Mourinhon në vitin 2007. Ai i kishte deklaruar se ishte kontaktuar nga Spurs në atë. “Po. Unë nuk mund të shkoj, nuk mund të stërvis në Angli për dy vite. Unë nuk do ta marrë drejtimin e Spurs sepse i dua shumë tifozët e Chelseat”, kishte thënë ai.
Që nga kjo deklaratë kanë ndryshuar shumë gjëra.
Shumë tifozë të Chelsea kanë humbur respektin për të për gjatë kohës së tij si trajner i Manchester United.
Vendimi i tij për t’i bashkuar “Gjelave” do t’i bëjë edhe më shumë kundër tij.
Emërimi i Mourinhos nuk është pranuar mirë nga një pjesë e madhe e tifozëve të Spurs, pasi kanë kërkuar largimin e tij në Twitter me hashtagun “#mourinhoout”.
Ndryshe, Mourinho ka fituat tre tituj të Premier Ligës si trajner i Chelsea.
Portugezi ishte i pa punë që nga shkarkimi i tij nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018.