Anëtari i PSD-së, Visar Ymeri, ka publikuar në Facebook postimet e anëtarëve të VV-së ku kritikonin atë që kishte respektuar himnin e Republikës së Kosovës kur kishte dalë nga VV-ja.
VV njihej si kundërshtare e simboleve të shtetit, pasi që sipas tyre nuk mbanin simbole kombëtare.
“Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ymeri.
“Tash kur e gjithë VV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhëtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhëtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?” /Gazeta Sinjali/
Ky është postimi i plotë i tij: