image Viola von Cramon viziton monumentet kulturore në Prizren

Kosovë

Viola von Cramon viziton monumentet kulturore në Prizren

news image

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka vizituar sot qytetin e Prizrenit.

Nën shoqërimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekut, Cramon vizitoi shumë monumente të trashëgimisë kulturore që gjenden në këtë qytet.

Von Cramon tha se është e nderuar që vizitoi Prizrenin, të cilin e vlerësoi si një vend të shkëlqyeshëm për jetë multietnike. Ajo tha se shpreson se kjo nuk do të jetë vizita e saj e fundit.

“Faleminderit për ditën interesante në Prizren. Ishte një nder i madh për mua të isha mysafire juaja dhe të vizitoja trashëgiminë kulturore të Kosovës së bashku me kryetarin e qytetit Haskuka dhe Ministrin e Kosovës për Kulturë, Çeku. Shpresoj të kthehem së shpejti. Vend i shkëlqyeshëm për jetën multietnike”, shkroi von Cramon në rrjetin social Twitter./Gazeta Sinjali/