image Viola von Cramon: Kosova duhet të ishte në Samitin për Demokraci, administrata Biden gaboi

Kosovë

Viola von Cramon: Kosova duhet të ishte në Samitin për Demokraci, administrata Biden gaboi

news image

Eurodeputetja dhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka deklaruar se Kosova është dashur të jetë në Samitin për Demokraci.

Ajo e ka quajtur gabim të administratës Biden faktin që nuk e ka ftuar Kosovën.

Von Cramon është pajtuar në Twitter me analistin politik, Agon Maliqi, i cili vlerësoi se Kosova e meriton të jetë një nga pjesëmarrëset në këtë samit.

“Jam dakord që Kosova e meriton të jetë në Samitin për Demokraci, por nuk e kuptoj se cilat arsye sigurie e pengojnë pjesëmarrjen e Kosovës. Ky është padyshim një gabim i administratës Biden që shpresojmë se mund të korrigjohet”, shkroi Viola von Cramon.

Kosova, Serbia, Hungaria dhe Bosnjë e Hercegovina nuk u ftuan në Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, që pritet të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor./GazetaSinjali/