Procesi i numërimit të votave është duke vijuar në të gjitha qarqet e vendet në Shqipëri dhe deri tani nuk janë raportuar probleme serioze.
Deri në orën 06:30 janë numëruar më shumë se 250 mijë vota në rang kombëtar.
Ndërkohë, bashkia e Pustecit në Qarkun e Korçës ishte e para ku u mbyll procesi i numërimit, i cili nuk zgjati më shumë se dy orë, pasi kishte vetëm 7 kuti për të numëruar, raporton A2CNN.
Ndarja e votave:
Partia Socialiste 131791 vota – 49,84%
Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 101669 vota – 38,45%
Lëvizja Socialiste për Integrim 17932 vota – 6,78%
Partia Socialdemokrate 5384 vota – 2,04%
Nisma Thurje 1584 vota – 0,6%
Lëvizja për Ndryshim 1324 vota – 0,5%
Bindja Demokratike 1305 vota – 0,49%
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 804 vota – 0,3%
Kandidat i Pavarur 779 vota – 0,29%
Partia Aleanca Demokracia e Re 707 vota – 0,27%
Partia Lëvizja e Re 596 vota – 0,23%
Partia Balli Kombëtar 314 vota – 0,12%
Aleanca Bashkimi Popullor 250 vota – 0,09%.