image Vijnë reagimet e para politike për fillimin e rënies së monopolit të Devollëve

Politikë

Reagim/ Vijnë reagimet e para politike për fillimin e rënies së monopolit të Devollëve

news image

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati e ka mirëpritur lajmin për heqjen e homologimit për veturat e reja të importuara nga vendet e Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i subjektit politik i cili pritet të marr qeverisjen e vendit, ka paralajmëruar se së shpëjti do të hiqet edhe obligimi për veturat e përdorura, kërkesë kjo e 10 mijë qytetarëve e shprehur me peticion si dhe e Bashkimit Evropian.  

“Dhe ja, gjerat fillojne te vijne ne vend ende pa e marre mandatin Qeveria e re. Efektet po verehen qe tani.Se shpejti do te hiqet obligimi edhe per veturat e perdorura, gje qe e kane kerkuar mbi 10 mije qytetare me peticion, e madje edhe vete BE-ja”, ka shkruar Hekuran Murati.

Hekuran Murati

Reagimi i Muratit vjen pasi Ministria e Infrastrukturës ka anuluar vendimin për homologimin e automjeteve të reja të cilat janë prodhuar në tregun e Bashkimit Evropian. Këtë vendim e ka mbështetur Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Bashkimi Evropian në Kosovë mirëpret vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë homologimin për automjete të reja të importuara të prodhuara për tregun e BE-së, si hapi i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës”, thuhet në reagimin e BE-së.

Autoritetet evropiane në Kosovë theksojnë se presin që e njëjta qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE- së  përfshirë edhe automjetet e dorës së dytë./ Gazeta Sinjali/