KOSTT ka njoftuar se pas më shumë se katër vitesh që nga përfundimi i ndërtimit të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, sot është vënë në funksion “Autostrada Energjetike Kosovë – Shqipëri”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, vënia në operim e kësaj linje të tensionit të lartë ndërmjet dy shteteve do të ketë impakt pozitiv në: optimizimin e dy sistemeve, rritjen e kapaciteteve transmetuese, rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemeve elektro-energjetike të Kosovës, Shqipërisë dhe regjionit, si dhe do të ndikojë në zhvillimin e tregut të të dy vendeve, si dhe tregut rajonal të energjisë elektrike.
Sipas KOSTT, ky projekt Kosovës i kushtoi 33.5 milionë euro.
“Ky investim në vlerë të përgjithshme prej 33.5 milionë euro për pjesën e Kosovës, nga e cila €16.5 milionë grant + €17 milionë kredi u financua nga Qeveria Gjerman nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim-KfW. Ngjashëm, Qeveria Gjermane nëpërmjet KfW gjithashtu ka financuar pjesën e linjës në anën e Republikës së Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/
Funksionalizohet linja interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri ???????????????? Pas më shumë se katër vite që nga përfundimi i…
Posted by Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a on Monday, December 14, 2020