image Vidhet një veturë në Gjilan

Siguri

Vidhet një veturë në Gjilan

news image

Mbrëmë në Gjilan një person është ankuar në polici se një person i panjohur ka hyrë në restorantin që ai e ka në pronësi, ia ka marrë çelësat nga sirtari dhe pastaj ia ka vjedhur veturën që e kishte në parking, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se tipi i veturës që është vjedhur dje në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit” është RenaultClio.

Gjithashtu kanë treguar se viktimë e kësaj vjedhje është A.I. (emër i njohur për redaksinë).

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast. /Gazeta Sinjali/