image Vidhen libra me përmbajtje fetare në vlerë të 60 mijë eurove në Fushë-Kosovë

Siguri

Vidhen libra me përmbajtje fetare në vlerë të 60 mijë eurove në Fushë-Kosovë

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të 15 marsit në fshatin Hencë të Fushë-Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një lokal atje, dyshohet se një person ka vjedhur libra me përmbajtje fetare.

Gazeta Sinjali mëson se pronari i lokalit u ka thënë hetuesve policorë se vlera e këtyre librave është rreth 60 mijë euro.

I dyshuari për vjedhjen e tyre ndodhet ende në arrati./Gazeta Sinjali/