image Vidhen këpucët në korridorin e një banese në Prishtinë - PAMJE

Sinjalizime

Vidhen këpucët në korridorin e një banese në Prishtinë – PAMJE

news image

Rastet e vjedhjeve janë shpeshtuar kohëve të fundit, duke krijuar pasiguri te qytetarët dhe bizneset, të cilat janë cak i hajnave, shkruan Gazeta Sinjali.

Zakonisht, synim i hajnave janë gjërat me vlerë të madhe, në mënyrë që t’i shesin dhe të sigurojnë shumë të mëdha parash. Mirëpo, nuk përjashtohen rastet kur persona të ndryshëm vjedhin edhe gjëra të vogla.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në rrugën “Ali Vitia” të lagjes “Kalabria”, në Prishtinë. Atje një person është ngjitur në katin e 10-të të banesës dhe ka vjedhur një palë atlete.

Videon e momentit të vjedhjes në Gazetën Sinjali e ka dërguar një sinjalizues, i cili thotë se personi në video i ka vjedhur atletet e nipit të tij 13-vjeçar.

“Te Banesat e Arabëve para 3 orëve një person i ka vjedhur patikat e nipit tim 13-vjeçar”, tha sinjalizuesi.

Ai tha se rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, mirëpo njëri nga zëdhënësit e Policisë i tha Sinjalit se nuk kanë informacione.

Sinjalizuesi tha se nuk e ka njohur personin në video, sepse që 15 vjet jeton në të njëjtin vend.

VIDEO:

/GazetaSinjali/