image Vidhen kabllo elektrike në vlerë prej 28 mijë euro në Lipjan e Fushë Kosovë

Siguri

Vidhen kabllo elektrike në vlerë prej 28 mijë euro në Lipjan e Fushë Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, në Lipjan e Fushë Kosovë kanë ndodhur dy raste të vjedhjes së kabllove elektrike në vlerë prej 28 mijë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Lipjan sipas raportit 24 orësh pronari i një kompanie ndërtimore ka raportuar se në objektin e tij, i cili është në proces ndërtimi, gjatë natës disa persona të panjohur kanë vjedhur kabllot elektrike në vlerë 6 mijë euro.

Ndërsa në Fushë Kosovë të shtunën një burrë ka raportuar në Polici se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur dy të dyshuar deri më tani të pa njohur duke vjedhur kabllo të energjisë elektrike në vlerë 22 mijë e 500 euro.

/GazetaSinjali/