image Vidhen 100 dele në Dragash, Policia i arreston dy persona në Prizren

Siguri

Vidhen 100 dele në Dragash, Policia i arreston dy persona në Prizren

news image

Një person në Dragash e ka njoftuar Policinë se disa persona ia kanë vjedhë 100 dele.

Pas hetimeve të para, Policia ka arritur t’u bie në gjurmë të dyshuarve. Një shtetas kosovar dhe një i huaj janë arrestuar në Prizren me dyshimin se ata e kishin kryer vjedhjen.

“Dragash N.N-N.N. Ankuesi mashkull kosovar përmes telefonit ka njoftuar se nga të dyshuar të panjohur i janë vjedhur 100 copë krerë dele. Me vendim të prokurorit iniciohet rasti në fjalë. Prizren 17.07.2020-02:45. Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri kosovar dhe tjetri shtetas i huaj me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartëcekur”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Gazeta Sinjali