Si për ironi të fatit, një ditë pasi qeveria dhe Federata Franceze shtrëngoi masat duke miratuar disa norma më të forta që do të çonin direkt në ndërprerjen e ndeshjes nëse sulmohen lojtarët apo gjyqtarët, sot ndodhi një tjetër incident.
Në ndeshjen e Kupës së Francës, Paris FC-Lyon, tifozët e dy skuadrave nisën përleshjen mes tyre dhe në pushim të pjesëve, tifozët vendas tentuan të sulmonin edhe skuadrat.
Ndeshja u ndërpre pas 40 minutash dhe u vendos të mos luhet më por edhe kjo ngjarje e bën të rëndë situatën në Francë ku pothuajse çdo javë ka raste të tilla, të turpshme për një nivel si Ligue 1.