Përfundimi i pjesës së parë kaloi me incident në stadiumin e Greqisë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat pa gola 0-0, teksa me të përfunduar ndeshja, ajo u përcoll me incidente.
Që nga fillimi i ndeshjes, tifozët grekë kanë provokuar vazhdimisht Kosovën, duke vërshëllyer fillimisht himnin teksa po intonohej, ndërsa më pas duke i provokuar futbollistët Dardanë me laserë.
Pas mbylljes së pjesës së parë, nga një video shihet një përleshje mes tifozëve, teksa ndërhyn Policia për ta ndalur incidentin.