image VIDEO/ Mbetjet e satelitit rrëzohen në një fshat në Kinë, panik te banorët

Botë

VIDEO/ Mbetjet e satelitit rrëzohen në një fshat në Kinë, panik te banorët

news image

Një zjarr i madh ka shpërthyer pasi mbetjet e një sateliti u rrëzuan pranë një fshati në Kinë.

Në një video  të postuar në rrjetet sociale, shihen shtëllunga tymi nga vendi i përplasjes ndërsa banorët shohin të tmerruar mbetjet e satelitit.

Një banor i fshatit “Taizi Temple” në Kinën veriore tha se mbetjet e satelitit ranë rreth orës 06:50 të mërkurën, pas shtëpisë së tij. Dëshmitarët okularë raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë dhe xhamat e shtëpive të tyre u thyen.

Sipas gazetës britanike The Sun, banorët e fshatit ishin paralajmëruar për mundësinë e rënies së mbetjeve të satelitit. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

/GazetaSinjali/