image Stoltenberg: Mjetet e paidentifikuara fluturuese model spiunazhi i Kinës e Rusisë

Botë

Stoltenberg: Mjetet e paidentifikuara fluturuese model spiunazhi i Kinës e Rusisë

news image

Shfaqja e objekteve fluturuese të paidentifikuara mbi qiellin e Amerikës së Veriut është pjesë e një modeli të shteteve autoritare si Kina e Rusia, që të rrisin aktivitetet e tyre vëzhguese kundër NATO-s, ka thënë sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, raporton BBC.

Stoltenberg u ka thënë gazetarëve në Bruksel se kjo rritje e spiunimit përfshin rritjen e përdorimit të aftësive kibernetike, satelitëve e po ashtu balonave.

Stoltenberg ka thënë se është me rëndësi që NATO ta ruajë vigjilencën mbi hapësirën e saj ajrore dhe ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të madh mes anëtarëve të inteligjencës të shteteve anëtare të NATO-s.

SHBA-ja ka rrëzuar një objekt tjetër flutures të dielën, i katërti, që kur rrëzoi një balonë spiune kineze më 4 shkurt.

Autoritetet amerikane kanë thënë se ende nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë tri objektet e fundit, të rrëzuara mbi Kanada, Alaskë dhe Michigan.

/GazetaSinjali/