image Aksident i rëndë në Kinë, mbi 17 të vdekur e 20 të lënduar

Botë

Aksident i rëndë në Kinë, mbi 17 të vdekur e 20 të lënduar

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kinë ku një kamion është përplasur me disa makina të cilat ishin rreshtuar njëra pas tjetrës për të kryer një ceremoni funerali.

Nga ky aksident kanë mbetur të vrarë të paktën 17 persona dhe 22 të tjerë u plagosën.

Ngjarja ka ndodhur në kontenë Nanchang të provincës Jiangxi të Kinës Lindore , kur një kamion u përplas në një procesion funerali, njoftuan mediat lokale.

“Aksidenti shkaktoi 17 vdekje, 22 persona u plagosën, të lënduarit janë dërguar në spital” , njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke cituar autoritetet lokale.

Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Sipas raportimeve, një grup njerëzish qëndruan në anë të rrugës, duke kryer një ceremoni të shkurtër për trupin e pajetë që mbanin. Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve ishin pjesëmarrës në varrim, ndërsa autoritetet po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

/GazetaSinjali/