Kosova do të zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Dardanët do t’i bëjnë konak kombëtares së Irlandës Veriore, me fillim nga ora 20:45.
Përpara këtij takimi, Dardanët kanë “ndezur” sfidën me atmosferën e tyre.
Një numër i madh tifozësh janë parë së bashku duke festuar para kësaj sfide.
Kujtojmë që në “Fadil Vokrri” janë shitur të gjitha biletat dhe tashmë do të jetë kapaciteti i plotë i shikuesve, rreth 13 mijë.