Është publikuar një video 3D, e cila synon të tregojë se si u mor peng Jan Prenga në Kamëz, ngjarje e ndodhur më 17 janar në Kamëz.
Video është realizuar nga emisioni “Dossier” në RTSH dhe përpiqet të tregojë hap pas hapi ngjarjen, që nga rrëmbimi në Kamëz dhe deri te transportimi i trupit të viktimës në resortin “Golden” në Shijak.
Prenga u rrëmbye nga anëtarë të bandës Hajri për shkak se vëllai i tij kishte grabitur një sasi të konsiderueshme droge në Britaninë e Madhe.
Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bezhdili janë arrestuar për ngjarjen, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri.