image Vidal nuk bën pjesë në planet e Inzaghit, mund të largohet

Futboll

Vidal nuk bën pjesë në planet e Inzaghit, mund të largohet

news image

Arturo Vidal me shumë mundësi do të largohet nga Interi gjatë kësaj merkato vere.

Mesfushori, i cili u transferua te zikaltrit nga Barcelona në 2020-ën, duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Simone Inzaghi, i cili ka dhënë “ok” për largimin e tij.

Për momentin në drejtim të kilianit nuk ka asnjë ofertë zyrtare, pasi edhe paga e tij e lartë i frikson jo pak klubet që kanë shfaqur interes për të.

Boca Juniors, Flamengo, Club America e klube nga kampionati amerikan janë ndalur deri në kërkimin e informacioneve rreth Vidal, por pa trokitur zyrtarisht në derën e Interit.  /Gazeta Sinjali Sporti/