Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku humbi jetën një 14-vjeçar.
Por sipas Policisë, veturën po e ngiste një fëmijë i moshës 14-vjeçare.
“Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës”, ka thënë Vesel Gashi nga Policia në Prizren.
Gashi i tha Sinjalit se aksidenti kishte ndodhur për shkak se nuk ishte përshtatur shpejtësia e automjetit me kushtet e rrugës.