image Veturat në Prizren parkohen në hapësirën e paraparë për persona me aftësi të veçanta (VIDEO)

Sinjalizime

Veturat në Prizren parkohen në hapësirën e paraparë për persona me aftësi të veçanta (VIDEO)

news image

Për çdo ditë qytetarët thyejnë rregullat e komunikacionit, por është rritur numri i atyre që këto parregullsi i raportojnë në Gazetën Sinjali.

Një rast ka ndodhur në Prizren, ku disa vetura janë parkuar në hapësirën e dedikuar për persona me aftësi të veçanta.

Kështu ka njoftuar një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje. Sipas fotografisë që ai e ka dërguar shihet se dy vetura janë parkuar aty, njëra me targa të Kosovës dhe një me targa të huaja.

Sipas sinjalizuesit rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:30.

/GazetaSinjali/