Dy shoferë të papërgjegjshëm kanë zgjedhur që të bëjnë gara në kryeqytet sonte, raporton Gazeta Sinjali.
Pistë të garave ata kanë shndërruar rrugën “B”, në Prishtinë.
Vrojtuesit e lagjes kanë publikuar një video ku shihen dy shoferë që garojnë me njëri-tjetrin.
Duke drejtuar veturat e tyre me shpejtësi marramendëse ata rrezikojnë veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik./Gazeta Sinjali/