image Vetura zyrtare në vijë të plotë i tejkalon dy automjete njëherazi (VIDEO)

Siguri

Vetura zyrtare në vijë të plotë i tejkalon dy automjete njëherazi (VIDEO)

news image

Janë shpeshtuar rastet kur veturat zyrtare shkelin rregullat e trafikut, duke përfshirë edhe tejkalimet që rrezikojnë pjesëtarët e tjerë në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se vetura zyrtare (3Z-175-08) ka tejkaluar në vijë të plotë.

Kjo veturë që i përket Ministrisë së Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shihet se i tejkalon dy automjete, përfshirë edhe një kamion.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/