image Vetura shkel një të ri në Kaçanik

Siguri/ Vetura shkel një të ri në Kaçanik

news image

Një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në Kaçanik, konkretisht te “Fusha e Pajtimit”, raporton Gazeta Sinjali. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe ngasësi i veturës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Agim Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Ferizajt.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17.30 në vendin e quajtur ‘Fusha e Pajtimit’. Një veturë ka goditur një person, këmbësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe emergjenca, këmbësori është u derguar në qendrën emrgjente, pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi, ndihmë mjekësore ka marrë edhe ngasësi i veturës”, ka konfirmuar Gashi.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion me qëllim të uljes së aksidenteve në trafik. /Gazeta Sinjali/