Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave te Katedralja në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Në aksident janë të përfshira dy vetura dhe kanë mbetur të lënduar katër persona. Aksidenti ka ndodhur në orën 15:00. Me rastin po merret njësia trafikut”, konfirmoi Krasniqi për Gazetën Sinjali.