image Vetura serbe pa stikersa qarkullon në rrugën Gjilan - Kamenicë (VIDEO)

Sinjalizime

Vetura serbe pa stikersa qarkullon në rrugën Gjilan – Kamenicë (VIDEO)

news image

Më 4 tetor ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e stikersave në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Marrëveshja parasheh që të mbulohen me stikersa simbolet shtetërore të Serbisë në targa. Por kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një veturë e tipit “Golf” është parë sot me targa të Serbisë në rrugën Gjilan-Kamenicë, mirëpo nuk i ka pasur të vendosura stikersat në simbolet shtetërore serbe.

Sinjalizuesi që ka dërguar pamje të veturës ka thënë që vetura është parë sot rreth orës 12:00.

Gazeta Sinjali ka raportuar sot edhe më parë për një veturë që është parë pa stikersat e vendosur në targat serbe, që ka qarkulluar në Vranjec të Prishtinës.

/GazetaSinjali/