image Vetura me targa të Serbisë e pa stikersa shëtitet në mes të Prishtinës

Sinjalizime

Vetura me targa të Serbisë e pa stikersa shëtitet në mes të Prishtinës

news image

Më 4 tetor ka filluar zbatimi i marrëveshjes për vendosjen e stikersave në automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë. Marrëveshja parasheh që të mbulohen me stikersa simbolet shtetërore të Serbisë në targa. Por kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sot në Prishtinë është hasur një veturë e cila bart targa të Serbisë, mirëpo simbolet shtetërore të këtij shteti i ka të zbuluara.

Një sinjalizues ka dërguar pamje dhe thotë që kjo veturë ka qenë duke qarkulluar në Prishtinë, diku afër fshatit Vranjec para afër një ore.

Kujtojmë që pak më parë Policia njoftoi se e ka dënuar me 60 euro një shofer shqiptar që ka qenë me targa të Serbisë duke qarkulluar në Kosovë, por që nuk i ka pasur stikersat e vendosur.

/GazetaSinjali/