Janë shpeshtuar tejkalimet e automjeteve që rrezikojnë këmbësorët dhe shoferët, mirëpo është rritur edhe numri i qytetarëve që i raportojnë këto raste në media, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet një veturë me targat 02-789-DR e cila rrezikon trafikun duke tejkaluar në vijë të plotë një veturë tjetër.
Video është realizuar sot në magjistralen Gjilan– Prishtinë, saktësisht te Liqeni i Badovcit, rreth orës 13:00.
Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen. /GazetaSinjali/