image Vetura përplaset në një shtyllë në Fushë Kosovë, një person dërgohet në spital

Siguri

Vetura përplaset në një shtyllë në Fushë Kosovë, një person dërgohet në spital

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Fushë Kosovës, ku një veturë është përplasur në një shtyllë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se nga vetaksidenti është lënduar një person, raporton Gazeta Sinjali.

“Sot rreth orës 10:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti. “Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Në një video të publikuar, shihet një shtyllë e rrëzuar në rrugë, teksa pak mbi të qëndron automjeti që është përplasur në të.

/GazetaSinjali/